Big Brother Radio/ Banorët do të moderojnë emisionin e tyre radiofonik në TAR
18:35 - 09.04.2023

Një zarf i bardhë hyri në shtëpi ditën e sotme, përmes së cilit, Vëllai i Madh njoftoi banorët se ata do prezantojnë Big Brother Radio në Top Albania Radio.
Banorët duhet të ndaheshin në tre grupe dhe secili grup duhet të përzgjidhte dy moderatorë dhe dy të ftuar.
Ata gjithashtu duhet të zgjidhnin temat dhe të ftuarit që do kishin në emision.
Grupi i cili do të ketë moderimin dhe temat më interesante, do fitojë nga Top Albania Radio shpërblim prej 500 euro.
Pas leximit të zarfit, banorët nisën me ndarjen e grupeve, përzgjedhjen e moderatorve dhe temave përkatëse.