Efi e revoltuar me opinionistët: Pse nuk japin fakte?
13:27 - 09.04.2023

Pas mesnate, kur përfundoi spektakli dhe të gjithë u ulën për të darkuar, Efi ndenji me Kiarën më vete për të “zbrazur” mërzinë e saj.
Ajo disa herë shprehu dëshirën për të dalë nga shtëpia, me argumentin se nuk ka pse mërzitet më shumë dhe nuk ka përse ta përballoi gjithë energjinë negative në shtëpi, kur shumë thjeshtë mund të dalë jashtë.
Ajo madje, edhe njëherë u ndal te debati që pati me dy opinionistët e programit. Sipas saj, ata nuk kanë fakte kur flasin për miqësinë e saj dhe të Luizit.
Kiara nga ana tjetër, u përpoq t’i mbushte mendjen Efit që të mos largohej. Ajo i kërkoi asaj të qetësohej, sepse gjërat në shtëpi ndryshojnë.