Luizi debaton me Nitën/ Arbri: Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën!

Luizi debaton me Nitën/ Arbri: Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën!

Një zarf i kuq hyri në shtëpi ditën e sotme për Nitën, duke qenë se ajo ishte lidere për këtë javë.

Zgjedhja e saj si lidere e shtëpisë, krijoi përplasje të forta mes saj dhe Luizit. Ky i fundit u shpreh se Nita ka arritur deri në këtë pikë të lojës, për shkak se ai nuk e ka nominuar kurrë.

Nita: E kuptoj Luizin dhe qëndrimin e tij. I tha disa fjalë që nuk duhen thënë, ndonëse qasja ime ndaj tij është korrekte. I kam thënë t’i përdorë strategjitë e tij. Në parim dhe nga ana njerëzore jam shumë në rregull me Luizin. A ma shpjegon pak pse nuk je marrë me mua? Në disa raste e ke parë që unë kam peshe Luiz.

Luiz: Je ngrit ke thënë jam e sëmurë. Të kam thënë që unë nuk të nominoj. Që nga ajo ditë, unë nuk jam marrë fare me ty. Tani, kur e pash që të hyri vetja në qejf dhe po e shihje veten si finaliste, prit pak se ka rradhë.

Nita: Një javë ishe në qetësi kur Kiara nuk ishte në shtëpi.

Luiz: A më pyete?

Nita: Kjo është forma më e keqe. Po më penalizon në formën më të shëmtuar. Kam marrë forcën me u përball me ty e me të gjithë këtu brenda.

Luiz: I kam bërë këto përpara teje. Qëndro kështu siç je. Nëse nuk do, bëj valixhet dhe ik.

Bledi: Zotëria i përmendi një sëmundje të rëndë vajzës. Në qoftë se një natë janari Luiz Ejlli shkoi në spital, e gjithë Shqipëria mbajti frymën deri në momentin që u vërtetua që ai nuk ka asgjë.

Luiz: Po pse, kur ia përmenda unë? E kërkove, tu përgjigja. Ti po e përdor për “Prime” bashkë me avokatin tënd. Mos e bëj viktimën.

Nita: E disata herë që e ka thënë këtë.

Luiz: Unë kam thënë mos e votoni Nitën. Prandaj je këtu.

Nita: Si nuk ndihet Kiara xheloze, që ke këkruar më shumë qëndrimin tim këtu, sesa qëndrimin e saj.  

Zhaklin: Bravo Shote Galica! Bravo! Çoje deri në fund.

Arbër: Dua ta përgëzoj Nitën që nuk ka thënë asnjë fjalë ofenduese gjatë rrugëtimit të saj. Ke përfaqësuar denjësisht Kosovën.