Pas daljes, Gerti dhe Lorenci japin emrat e finalistëve

Pas daljes, Gerti dhe Lorenci japin emrat e finalistëve

Pas daljes nga shtëpia, Gerti u shpreh se kur hyri, në shtëpi kishte shumë dinamika që ishin krijuar prej kohësh.

Gerti: Elvisi më është dukur shumë ndryshe brenda, njeri shumë i mirë. Të gjithë të mirë janë. Në finale mendojnë se do jenë Luizi, Nita, Dea dhe ndoshta Efi.

Lorenci: Dea, Kristi, Luizi dhe Efi.  

I pyetur nga moderatorja e programit Arbana Osmani për marrëdhënien e tij me Jorin, Gerti tha se Jori është vajzë shumë e kulturuar dhe e edukuar. Ai u shpreh se nuk ka një raport që po lind, por i pëlqente të kalonte kohë me të.

Lorenci: Edhe më vjen keq që dola, por realisht mezi e kam mbajtur veten dhe preferova të dal. Kur je i mbyllur brenda, për mua është shumë e vështirë. Unë isha përgatitur të dilja që kur doli Fotini.