Rrëmuja në dhomë/ Luizi zgjon Ronaldon, i kërkon llogari

Rrëmuja në dhomë/ Luizi zgjon Ronaldon, i kërkon llogari

Dhoma e gjumit u “mbulua” me miell mbrëmjen e kaluar, pasi Deamishel, Jori dhe Keisi zgjodhën t’i ngrinin një rreng Ronaldos, duke ia bërë pis krevatin me miell.

Kur ai shkoi të flinte dhe pa miellin në dyshek, ai shkundi çarçafët dhe më pas u shtri po në të njëjtin krevat, duke e bërë dyshemenë me miell.

Mëngjesin e sotëm, Luizi dhe Elvisi u ankuan për rrëmujën dhe papastërtinë në shtëpi. Luizi zgjoi Ronaldon dhe i tha atij të ngrihet të pastrojë rrëmujën.

Pasi Ronaldo nuk u ngrit, Luizi nisi të këndonte me zë të lartë pranë tij dhe i tha se shtëpia është bërë zhul dhe se ai duhet ta pastronte.