Banorët që kaluan sfidën shohin Big Brother Portokalli
16:35 - 10.04.2023

Elvisi, Kiara, Luizi, Jori, Qetsori, Efi, Nita, Deamishel dhe Kristi kaluan me sukses provën që u caktoi Vëllai i Madh, për këtë arsye atyre u dha mundësia që të shihnin “Big Brother Portokalli”.
Banorët ndoqën vetëm një interpretim të aktorëve të “Portokallisë”, spektaklit më të famshëm të humorit.
Luizi dhe Kiara ishin më shumë në fokus gjatë performancës së shfaqur në monitor.
“Big Brother Portokalli” u prit me humor dhe të qeshura pafund nga të gjithë banorët.