Bledi: Po luan si fëmijë me ushqime/ Ronaldo: Të të vijë turp që sjell gjëra nga jashtë
Bledi i tha Ronaldos që të mos prishë të gjithë qetësinë e shtëpisë, por të shkoi të merret personalisht me personin që i hodhi salcë.
Ai shtoi se nuk ka moshë për të dëgjuar zhurmë gjithë kohën në shtëpi, ndaj i kërkoi Ronaldos të përballet me personin që ia bëri atë gjë.
Ronaldo i tha Bledit se ai po viktimizohet duke përmendur moshën, gjë të cilën nuk e kishte përmenduar ndonjëherë më parë.
Sipas Bledit, ai nuk ka pse viktimizohet e aq më tepër me të, ndërsa shtoi se Ronaldo edhe herën e parë dhe këtë herë që hyri në shtëpi, u rreshtua si ushtar i Luizit.
Ky i fundit shtoi se Ronaldo bën si fëmijë dhe se luan me ushqime për të bërë lojë. Ai shtoi se Ronaldo nuk ka kurajo të përballet me Luizin.
Ronaldo i tha Bledit që mos ta provokojë atë që të përmendi gjëra nga jashtë, duke shtuar se ai ka rezerva për të.
Bledi e nxiti Ronaldon të flasë dhe të tregojë çfarë të dojë lidhur me jetën e tij, por ky i fundit nuk e bëri.