Kiara qan, Luizi: Uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë
18:46 - 10.04.2023

Nominimi i kësaj jave, ka vënë përballë njëri-tjetrin kundërshtarë shumë të fortë.
Ronaldo ka qenë banori më aktiv këtë javë dhe sipas Luizit, ai e ingranoi, mënyrë kjo për ta mbajtur në shtëpi.
Qetsori tha se dëshiron që nesër të largohet Bledi dhe jo Kiara. Sipas Luizit, Bledi do të dalë, sepse ka qenë pasiv gjithë javën.
Ai shtoi se që kur nisi loja me miell, Bledi u tërhoq dhe se që prej asaj dite nuk është ndjerë më në shtëpi.
Teksa po flisnin për nominimet, Luizi i tha Kiarës se ajo do qëndroi në shtëpi. Ai madje u shpreh se Kiarën e do me shpirt.
Kjo e fundit, u përlot dhe i tha Luizit se është shumë e ngarkuar. Luizi i tha Kiarën se shpreson që lotët e saj, të bien mbi ato persona që e meritojnë.