Ronaldo: Do të të vij me salcë/ Bledi e paralajmëron: Mos guxo

Sjellja e Ronaldos në shtëpi dhe mënyra se si ai ka zgjedhur të luajë, u komentua si e shëmtuar nga Bledi.
Sipas tij, Ronaldo ka hyrë me synim të qartë për të rritur ndjekësit, ndaj edhe bën këtë sjellje.
I zënë ngushtë përballë komentit të Bledit, Ronaldo tha se ai duhet të ndëshkohet me zarf të zi, sepse sipas tij ai po jep informacione nga jashtë.
Ai i tha Bledit se Nita ka tre muaj në shtëpi dhe Keisi ka dy dhe se çështjen e ndjëkësve asnjëra prej tyre nuk e di.
Sipas tij, kjy është informacion nga jashtë dhe për Bledin duhet të vijë një zarf i zi.
Bledi u shpreh se Ronaldo ka sjellje fëminore dhe se po intimidon banorët, duke u thënë që do i lërë ata pa gjumë.
Ronaldo përsëriti sërish se Bledi duhet të ketë kujdes me informacionet që sjell nga jashtë. Ky i fundit i tha Bledit se ai do i hedhi salcë. Ai u shpreh se Ronaldo nuk ka shanse t’i afrohet atij me salcë në dorë.