Ronaldo sqaron Luizin: Nuk ta hodha unë miellin/ Banori nuk e beson 

Ronaldo sqaron Luizin: Nuk ta hodha unë miellin/ Banori nuk e beson 

Ronaldo edhe njëherë i tha Luizit se nuk ia hodhi ai miellin në shtrat. Luizi është i bindur që krevatin e tij e bëri pis Ronaldo, duke qenë se një natë me parë, hodhi miell në gjithë shtëpinë.

Ai i tha Ronaldos se nuk ka për të fjetur fare sonte, duke nënkuptuar që do ia “nxinte” jetën. Ky i fundit u shpreh se edhe Luizi nuk do fle, sepse ai do ia kthejë në të njëjtën mënyrë.

Efi e pyeti Ronaldon se kush e bëri, pasi sipas saj, Luizi është nervozuar shumë nga ai gjest.

Ronaldo u betua që nuk dinte asgjë dhe se ai nuk ka gisht në këtë punë. Sipas tij, ai e njeh shumë mirë Luizin dhe e di që po ta bëntë një gjë të tillë, nuk do gjente qetësi.