Zarf/ Banorët kanë mundësi të shohin Big Brother Portokalli nëse kalojnë sfidën
15:39 - 10.04.2023
![Zarf/ Banorët kanë mundësi të shohin Big Brother Portokalli nëse kalojnë sfidën](https://bigbrothervip.top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/04/Untitled-design-44.jpg)
Vëllai i Madh do t’u japë mundësinë banorëve që të shohin Big Brother Portokalli.
Por për të parë programin e mirënjohur, banorët duhet të kalojnë një sfidë. Secili prej tyre duhet të kalojë pishinën nga njëra anë në tjetrën, duke përdorur komerdaret, pa u rrëzuar në ujë.
Vetëm ata banorë që do t’ja dalin me sukses, do të kenë mundësinë të shohin imitimin e Big Brother nga aktorët e Portokallisë, pjesa tjetër e tyre do të qëndrojë në dhomën e gjumit.
Efi, Luizi, Kiara, Kristi, Jori, Qetsori, Nita, Visi dhe Dea kanë qënë banorët që kanë kaluar provën me sukses.