Kiara, Efi dhe Bledi sollën informacione nga jashtë/ Çfarë thonë opinionistët?

Kiara, Efi dhe Bledi sollën informacione nga jashtë/ Çfarë thonë opinionistët?

Efi, Kiara dhe Bledi banorët që u rifutën sërish në shtëpi kanë sjellë informacione nga jashtë.

Moderatorja e programit Arbana Osmani, u shpreh se kjo gjë është rreptësisht e ndaluar dhe se me informacionet nga jashtë, ata po konfuzojnë edhe banorët e tjerë.

Osmani u kërkoi tre banorëve që ata ta përqafojnë fort këtë shans të dytë dhe të mos penalizohen për këtë gjë.

Kiara: Kërkoj ndjesë. Është e vështirë ndonjëherë.

Efi: Për ne është shumë e vështirë. Mirë presioni nga brenda, por është edhe presioni nga jashtë. Qenka e vështirë t’i përballosh të dyja.

Arbër: Bëni mirë që ua rikujtoni shpesh herë, pjesën e informacioneve nga jashtë. Informacionet nga jashtë, vetëm e dëmtojnë Luizin në këtë mes. Ai i tha atyre që në shëtpi ka situata plot dhe se ato duhet të merren me situatat brenda në shtëpi. Kiara dhe Efi po e penalizojnë me informacionet nga jashtë. Ata nuk janë zëri i publikut. Është konfuzion për të. Ka marrë përsipër disa luftra, që nuk i takojnë fare atij. Ua ka kërkuar disa herë të mos përmendin gjëra nga jashtë.

Zhaklin: Mendoj se Kristi dhe Dea janë lodhur. Kur Efi po i kujtonte një batutë, që në fakt e kishte bërë Amos, ajo nuk e mbante mend fare, aq kohë ka kaluar. Duke sjellë histori të vjetra, i konfuzon ato.