Jori: Kiara kishte sjellje agresive gjatë emisionit radiofonik

Jori: Kiara kishte sjellje agresive gjatë emisionit radiofonik

Teksa Ronaldo po fliste në studio pas daljes së tij nga shtëpia, banorët po diskutonin në dhomën e ndenjes, pasi ndoqën klipin e Big Brother Radio.

Të pyetur nga moderatorja e emisionit Arbana Osmani se për çfarë po diskutonin, banorët thanë se ata po komentonin emisionin.

Jori u shpreh se Kiara gjatë emisionit radiofonik, kishte qëndrim dhe sjellje disi agresive. Këtë gjë, ajo besohet se e tha edhe për shkak të raportit të ftohur që ka mes tyre, pasi thuajse në asnjë moment gjatë ditës ato të dyja nuk shoqërohen bashkë.

Madje edhe Ronaldo, i cili po dëgjonte bisedën e vajzave u shpreh se mes tyre ka një energji xhelozie.

Sipas tij, në një fragment gjatë ditës së sotme, Kiara me tone ironike, i tha Jorit se si mundet që një femër të jetë aq e bukur.

Ronaldo: Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara, si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.