Jori vendoset përballë një loje, rrit çmimin e madhe me 9 mijë euro
00:25 - 12.04.2023

Jori u vendos përballë një loje. Ajo kishte në dorë të rriste çmimin e madh, i cili për momentin është 62 mijë e 400 euro. Ndërsa Elvisi, kishte rolin e motivuesit.
Me sytë mbyllur, Jori duhet të gjente se çfarë produkti do i biente në kokë dhe nëse e gjente përgjigjen e saktë, në çmimim e madh do rriteshin 1000 mijë euro.
Jori i gjeti të gjitha produktet për pasojë, çmimi u rrit me 9 mijë euro. Në total, banorët kanë në dispozicion, 71 mijë e 400 euro.