Propozimi i radhës nga populli: Natë kulturore, të zhvillohen aktivitete

Propozimi i radhës nga populli: Natë kulturore, të zhvillohen aktivitete

Populli vendosi që për çdo diskutim që do bëhet në shtëpi për nominimet, ai banor do dënohet me burg, duke qenë se dhoma është aktive në shtëpi.  

Dea u ndal edhe te fikja e mikrofonave, që sipas saj, për këtë gjë duhet të merret një dënim i lezetshëm.

Dea dhe Jori patën një diskutim të vogël, pasi kjo e fundit nuk i tregoi “popullit” se çfarë kishte shkruar në letrën e saj.

Dea u shpreh se ata kishin të drejtë të informoheshin mbi gjërat që kishte shkruar Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, por kjo e fundit kundërshtoi.

Dea me të qeshur, i tha Jorit se ajo e shkarkon nga detyra, pasi ajo po flet në emër të saj, për gjëra që ajo nuk i ka lexuar.

Populli gjithashtu vendosi që çdo tre ditë, në shtëpi të zhvillohet një natë kulturore, që përfshinë lojëra dhe aktivitete të tjera argëtuese.

Kjo gjë, u miratua nga Avokati i Popullit.