“Aspak reale”, Keisi tregon si i sheh tashmë debatet në shtëpi
19:17 - 13.04.2023

Keisi dhe Nita biseduan së bashku në dhomën e ndenjës, për disa ofendime apo epitete që i janë bërë atyre brenda në shtëpi.
Nita u ndal te momenti kur banorët i kanë përmendur Keisit babain, apo dikë tjetër. Sipas saj, ndonëse gjërat interpretohen pak “ashpër” në shtëpi, mbase jashtë mund të jetë komplet e kundërta dhe mund të jetë një tjetër realitet.
Ajo madje shtoi se nuk do të “kursejë” askënd që flet keq për të dhe se do e shfaqë veten e saj 100 përqind, nëse është rasti që do ofendohet rëndë.
Teksa po flisnin edhe për lojën, Nita e pyeti Keisin se çfarë mendimi ka ajo për situatat dhe debatet që bëhen në shtëpi.
Sipas Keisit, disa situata nuk janë aspak reale. Ajo madje shtoi se nuk do kishte asnjë peng nëse do dilte nesër nga shtëpia.