Efi dhe Jori provojnë të mbajnë mbi 21 filxhanë në një dorë
22:36 - 13.04.2023
Pasi Qetsori lexoi 11 nga rekordet Guinness, banorët nisën me ndarjen e sfidave.
Duke rënë dakord me njëri-tjetrin, banorët nisën të diskutonin për rekordet dhe nëse ata do mundnin apo jo ta thyenin rekordin përkatës që ata do zgjidhnin.
Qetsori ua sqaroi banorëve të gjitha sfidat dhe rekordet, ndërsa secili prej tyre zgjodhi nga një sfidë.
Pasi ndanë sfidat, banorët nisën të bënin provat paraprake, të cilat duhet të bëheshin në kushte shtëpie. Elvisi u përpoq të mbante shumë kokrra vezë mbi dorë dhe se këtë sfidë ai dinte ta bëntë më mirë se të gjithë, sepse ka dorën e madhe.
Nga ana tjetër, Efi dhe Jori tentuan të mbanin më shumë se 21 filxhanë në të dyja duart. Pjesa tjetër e banorëve po ashtu nisën me përgatitjet paraprake.