“Si ndihesh të jesh i 5-ti në aleancën tënde?/Kristi debaton me Qetsorin
17:23 - 13.04.2023

Qetsori dhe Kristi patën një debat ditën e sotme, kjo sepse sipas Kristit, Qetsori ka krijuar një aleancë me dikë që e ka renditur në vendin e pestë.
Ky i fundit e pyeti Kristin se cilin numër të aleancës mban ai, por Kristi tha se ai nuk është pjesë e asnjë aleancë dhe se luan i vetëm. Ai madje ftoi Qetsorin të bëhej pjesë e partisë së tij.
Sipas Kristit ai nuk po e përdor fare pozicionin e Presidentit, sepse kabineti qeveritar është i servilosur dhe i korruptuar.
Në këto kushte tha ai, nuk do e shfrytëzojë fare postin, ndërsa shtoi se qeveria do të burgosë njerëz nga hiçi, siç ishte rasti i Deas.