“Del në mbrojtje të Luizit”/ Nita sqarohet me Kiarën
18:31 - 14.04.2023

Sqarimi mes Kiarës dhe Nitës zgjati për më shumë se 30 minuta, ku dy vajzat folën për të gjitha sqarimet që kanë me njëra-tjetrën.
Kiara u shpreh se edhe pse Nita i ka hedhur “kunja” shpesh herë për Portokallinë, marrëdhënien e saj me Luizin apo për diçka tjetër, asaj nuk i ka mbetur qejfi.
Ajo madje u shpreh se asnjëherë nuk ka qeshur për Nitën, madje as atëherë kur të gjithë thanë se ajo po viktimizohej për sëmundjen e saj.
Nita i tha Kiarës se në momentin që ajo ka diçka për të sqaruar, nuk sqarohet por e le bisedën me aq dhe sipas Nitën kjo është gjë e gabuar.
Kjo e fundit i tha Kiarës se është prekur shumë kur ajo i tha se po viktimizohej për çështjen e sëmundjes, ndonëse ajo i kërkoi falje.