Sqarimi Nita-Kiara: Jam e zhgënjyer prej teje!

Nita u shpreh e zhgënjyer për një koment që Kiara kishte bërë në dhomën e rrëfimit, ku kishte nënkuptuar që Nita është në shtëpi për shkak të Luizit.
Kjo e fundit u shpreh se fakti që ajo ka arritur deri në këtë pikë të lojës, ka arritur me forcat e veta dhe se nuk e ka ndihmuar Luizi.
Sipas Kiarës, Luizi i mban të karikuar banorët dhe shtoi se kur ai nuk përfshihet në asnjë bisedë në shtëpi, atëherë nuk ka ngjarje.
Ajo madje shtoi se Nita kërkon vëmendje prej Luizit dhe fakti që asaj nuk i pëlqen mendimi i saj nuk është problemi i saj.
Nita tha se nuk është e drejtë që ajo i sheh gjërat kështu dhe sipas saj, Kiarën e pengojnë mendimet e saj.
Kjo për shkak se Nita tha gjatë spektaklit të kaluar, se sjellja e Kiarës ka ndryshuar totalisht kur ajo hyri edhe njëherë në shtëpi.