“Do Efin kundërshtare”/ ‘Të burgosurit’ bisedojnë

“Do Efin kundërshtare”/ ‘Të burgosurit’ bisedojnë

Mbrëmjen e djeshme Efi ka hapur Kutinë e Pandorës, si pasojë i’u dha mundësia të dërgonte katër banorë në burgun e Big Brother deri të martën.

Banorët që Efi zgjodhi ishin: Kristi, Bledi, Dea Mishel dhe Qetsori. Gjatë darkës ata kanë folur për lojën që Efi ka zgjedhur të bëjë.

Dea u shpreh se nuk e kupton përse Efi ende vazhdon të merret me të, pasi ajo nuk e ka ngacmuar në lidhje me asgjë.

Kristi u tha se Luizi është duke “ndërtuar” Efin, si kundërshtare të tij, duke ditur që Kiara nuk kalon në finale.