Burgu/ Plani ‘sekret’ i banorëve për të fituar lirinë me kusht
11:37 - 17.04.2023

Katër të burgosurit thurën planin strategjik për të dalë nga qelia dhe për tu rikthyer në shtëpi.
Bledi i tha banorëve që ata të thonë se ai ishte shumë i mllefosur dhe nisi të debatonte kot.
Ndërsa për Qetsorin, Bledi tha që ai të thotë shprehje të tipit “Ik se nuk jam niveli i tij”, në mënyrë që misioni i tyre, të jetë sa më i besueshëm.
Bledi përmendi dhe momentin kur Luizi tha që ai është burgaxhi dhe plak dhe se me këtë koment, do kapej me Luizin.
Qetsori propozoi që ata tu thonin banorëve se e kanë të paqartë situatën. Bledi tha se ai fillimisht do takoi Nitën duke qenë se e ka më të afërt, e më pas do flasë me Efin, për ta falenderuar për mbështetjen e saj.