Luizi përpiqet të bindë Bledin të qëndrojë: Pse bën si kalama?

Luizi përpiqet të bindë Bledin të qëndrojë: Pse bën si kalama?

Bledi e zbatoi më së miri planin e tij, duke i bindur të gjithë banorët se ai do largohej nga shtëpia, për shkak se ishte ndjerë i ofenduar nga komenti i Luizit, i cili tha se Bledi është burgaxhi dhe plak.

Teksa ai po qëndronte në dhomën e gjumit, Luizi shkoi të bisedonte me të dhe u përpoq t’i mbushte mendjen që të mos dilte nga shtëpia, pasi komenti i tij nuk ishte serioz dhe jo aq i rëndë sa për ta bërë atë të ndihet keq.

Bledi tha se atij iu kujtuan momentet e burgut dhe se nuk ndihet aspak mirë, për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Ky i fundit madje bisedoi edhe me Nitën dhe e pyeti atë që përse nuk reagoi kur Luizi tha që ai është burgaxhi dhe plak.

Nita tha se ata po qeshnin për gjë tjetër dhe se nuk e kuptoi atë që tha Luizi. Sipas Bledit, nga të gjithë banorët atë e mbrojti vetëm Efi, për këtë arsye kërkoi ta falenderonte atë.