Misioni/ Qetsori bisedon me Nitën për Bledin: Dikujt do ia hedhë fajin!

Misioni/ Qetsori bisedon me Nitën për Bledin: Dikujt do ia hedhë fajin!

Mbrëmjen e shkuar, Bledi propozoi që ‘të burgosurit’ e tjerë, të thonin se ai nuk e përballoi dot jetesën në burg, ndaj ka vendosur të largohet.

Ky i fundit  bisedoi me Nitën për “gjendjen” e tij emocionale, por pa ia thënë misionin që iu caktua nga Vëllai i Madh.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme, Qetsori diskutoi me Nitën për situatën e Bledit.

Ai ka thënë se Bledi do të gjejë një fajtor tjetër që të largohet nga gara, njejtë si herën që shkoi, pasi nuk ka se çfarë të bëjë më shumë brenda shtëpisë.