Plani i Luizit për Jorin: Do të fus në sherr me Kiarën! 

Plani i Luizit për Jorin: Do të fus në sherr me Kiarën! 

Luizi thuri një plan me Jorin për të bërë xheloze Kiarën. Ai i tha Jorit që të ndërrojnë çarçafët bashkë dhe ai të ulet në krevatin e saj dhe të bisedojnë në mënyrë që Kiara të bëhet xheloze.

Jori që në nisje të planit, i tha Luizit që të mos i kërkoi asgjë të ekzagjeruar, apo ndonjë gjë që të jetë jashtë karakterit të saj.

Pasi u dakordësua për planin, Jori e pyeti Luizin se deri kur duhet ta mbajë këtë lojë. Ai u përgjigj se plani do marrë fund të martën, kur të jetë spektakli dhe nëse ajo e zbaton, do rriten 10 mijë euro në çmimin e madh.

Luizi u shpreh se këtë plan po e thotë në sy të të gjithë banorëve që ata mos të përfshihen në lojë.

Efi tha se ajo do ia tregoi Kiarës dhe se nuk bëhet pjesë e planit.