“Varet si do sillet shtëpia me ty”/Luizi për Efin: Mund të dojë të dalë…
15:03 - 17.04.2023
Luizi dhe Kristi komentuan lojën e Efit në shtëpi, që sipas Kristit ajo mendoi në një moment që të dilte, pasi u vendos përballë një situate të vështirë.
Luizi u shpreh se ajo mund ta mendojë sërish të ikë edhe pse kanë mbetur vetëm tre javë nga nata finale.
Kristi tha se nuk beson që do e mendojë më, pasi është kohë e shkurtër. Sipas Luizit, kur hoqi dorë Olta nga loja, mund ta bëjë gjithkush, pasi ajo ka qenë lojtare shumë e fortë dhe në një pikë të lojës, hoqi dorë pasi nuk po ia dilte dot më.
Kristi tha se Olta nuk krahasohet me Efin, pasi ajo ka fëmijë dhe ishte një element që e mbante atë të stepur nga loja.