Zarf/ Banorët do të bëjnë një koncert me orkestrën e Top Channel

Zarf/ Banorët do të bëjnë një koncert me orkestrën e Top Channel

Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve të bëjnë një koncert me orkestrën e  Top Channel. Detyra e secilit banorë është të përzgjedhin këngët që ata dëshirojnë të këndojnë dhe ti tregojnë ato në dhomën e rrëfimit.

Vëllai i Madh do i mundësojë tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë, e ndërsa Jori ka si detyrë që me të gjithë djemtë e shtëpisë, të zgjedhë një këngë, të cilën do ta kërcejë duke krijuar një koreografi.