Banorët mësojnë misionin e Bledit
Pasi Efi çoi në burg Dean, Qetsorin, Kristin dhe Bledin me anë të Kutisë së Pandorës, Vëllai i Madh u dha si mision “ të burgosurve” të bindnin banorët e tjerë që Bledi dëshironte të largohej nga shtëpia.
Të gjithë banorët e besuan dhe nuk dyshuan në asnjë moment që ishte një mision.
Që prej daljes nga burgu, Bledi shprehu dëshirën të largohej duke qëndruar larg banorëve të tjerë. Gjatë prime-t të sotëm banorët zbuluan misionin e tij me anë të një videoje që u shfaq në monitorin e shtëpisë.
Luiz: Këta janë mish me dy sy, nuk bëjnë dot një mision vetëm, duan ndihmën e Vëallit të Madh.
Dea Mishel: Ty të vjen inat se e besove.
Luiz: Unë merrem vetë me ju, krijoj vetë misione.
Zhaklin: Misioni ishte fantastik, “të burgosurit” kanë qënë fantastik. Të isha në vend të Efit do kisha bërë zgjedhje tjetër. Do zgjidhja Efin, Dean, Luizin dhe Kristin për t’i dërguar në izolim.
Arbër: Unë mendoj që loja u luajt shumë mirë. Mendoj që Luizit i vjen inat se një nga katër portat nuk i doli. Pjesë të portave që ai luan, ka qënë dhe situata e tualetit, ku futi skemat e tij.