“Cilin Luiz të besosh?!”/ Nita dhe Bledi flasin për Luizin 

Cilin Luiz të besosh?!/ Nita dhe Bledi flasin për Luizin 

Teksa po pinin kafe, Bledi dhe Nita komentuan sjelljen e Luizit. Kjo e fundit u shpreh se Luizi i kishte thënë që ajo nuk ka njerëzillëk, pasi nuk ia kishte dhënë shtratin për një natë që të flinte me Kiarën.

Nita i tha Bledit se Luizi është personi i fundit që mund të flasë për anën njerëzore brenda në shtëpi.

Ndërsa Bledi i tha asaj për bisedën që ai dhe Luizi patën në dhomën e gjumit, ku ky i fundit u shpreh se ndihet shumë keq për gjendjen e Bledit.

Ky i fundit tha se nuk di cilin Luizi të besoi, atë të mëngjesit, të drekës, të pasdites apo të natës.

Nita u shpreh se Kiara e pyeti atë nëse Bledi do largohej apo jo nga shtëpia.