“Më stresonte”/ Jori i rrëfen Deas për ish partnerin 

Më stresonte/ Jori i rrëfen Deas për ish partnerin 

Jori ndau me Dean një histori personale dhe rrëfeu shkurtimisht historinë që ajo pa patur me ish-partnerin e saj.

Jori tha se ata të dy ishin në një lidhje gjatë periudhës së pandemisë dhe se bashkëjetonin bashkë. Ajo u shpreh se ish-partneri ishte tip shumë i ngjitur dhe se dëshironte gjithë kohën të qëndronte me të.

Jori shtoi se ajo i ka shumë bezdi meshkujt që janë aq të ngjitur dhe se do dëshironte që në një lidhje, dhe ajo dhe partneri i saj të jenë të punësuar dhe të mos kenë shumë kohë të qëndronte me njëri-tjetrin.

Si mënyrë kjo shtoi ajo, që ata të kenë mall për njëri-tjetrin. Duke biseduar me Dean, Jori u shpreh se ajo është tip pak i çuditshëm, kur vjen puna te marrëdhënia.

Sipas saj, ka ditë që dëshiron të mos ndahet një second nga i dashuri dhe ditë të tjera, do të qëndrojë vetëm pa takuar askënd.