“Mund të ikë Jori sot”, Luizi bisedon me Kiarën
12:45 - 18.04.2023
Si çdo herë tjetër edhe këtë herë, u fol për nominimet në shtëpi. Luizi dhe Kiara e nisën ditën bashkë sot dhe një ndër bisedat e para, ishte pikërisht televotimi i kësaj jave.
Luizi tha se sot rrezikon të dalë Jori ose Nita. Për këtë të fundit, e ka thënë shpesh herë që mund të dalë pasi e do jashtë shtëpisë, me idenë që Nita nuk ka çfarë i jep më këtij formati.
Ai nuk e ka nominuar asnjëherë Nitën, por dy herët e fundit e ka bërë, me argumentin se nuk e sheh në finale.
Ndërsa për Jorin, ndonëse ajo është shumë positive dhe me Luizin shkon shumë mirë, ai e sheh atë si të rrezikuar, duke qenë se të tjerët janë lojtarë të fortë.