“Dhjetë veta bashkë ju përballoj”/ Efi bisedon me vajzat
20:42 - 19.04.2023
Në një bisedë me Nitën dhe Dean, Efi u shpreh se nuk ka asnjëherë qëllimin të bëhet me dikë tjetër për të “sulmuar” një banorë. Ajo tha se është dhe do jetë vetëm në atë lojë, e pavarësisht, atë ç’ka dëshiron do ta thotë po njësoj edhe sikur të ketë dhjetë banorë përballë saj.
Nita tha se deri më tani nuk e ka parë diçka të tillë prej Efit, pasi sipas saj ajo ka qëndruar gjithmonë krahë Luizit, për ta mbështetur.
Por Efi kundërshtoi duke thënë se ajo ka mbështetur dhe banorë të tjerë, por ata nuk e bëjnë dot dallimin pasi e kanë fokusin në marrëdhënien e saj me Luizin.