Grupi Luizit fiton lojën, përfitojnë abonim në Ecosoft
19:32 - 19.04.2023
Banorët kanë nisur sfidën me gota, duke u përpjekur të vendosnin atë në pozicioni e duhur, për ta mbushur me ujë. Ata janë ndarë në dy grupe, ku njëri grup udhëhiqej nga Luizi ndërsa tjetri nga Bledi.
Pasi koha përfundoi, banorët nisën të numërojnë gotat me ujë. Pjestarët e skuadrës së Luizit arritën të mbushnin 40 gota me ujë ndërsa skuadra e Bledit vetëm 34.
Fitues u shpall grupi i Luizit, ku secili anëtar përfitoi abonimin me ujë të pijshëm nga Ecosoft.