“Jam treguar shumë e pastër”/ Efi bisedon me banorët
Efi ka folur me banorët e shtëpisë, ku ka sqaruar edhe njëherë tjetër situatën e saj me Luizin dhe Kiarn.
Ajo tha se nuk është viktimizuar kurrë, thjesht është gjendur në atë lloj situate.
Efi u shpreh se është përpjekur të mirëkuptojë Luizin pasi ai nuk ka asnjë informacion, gjithashtu edhe Kiarën e cila mund të jetë mërzitur me komentet jashtë, por ka harruar veten.
Qetsori i tha se ajo ka bërë gabim duke u shprehur në atë formë për Luizin në dhomën e rrëfimit dhe se kjo gjë mund ta penalizojë.
Efi tha se ka qënë një moment në nerva e sipër e se kushdo në një moment të tillë, mund të shprehej në atë formë.
Ajo tha se është treguar e pastër me Kiarën dhe Luizin, duke u përpjekur t’i kuptojë gjithë kohën, ndërkohë që ata nuk e llogarisin fare miqësinë me të.