Jori këshillon Kiarën: Më parë kundërshtoje kur nuk ishte dakord, tani je dakord me çdo gjë
14:58 - 19.04.2023
Jori po bënte një analizë të Kiarës përpara se të dilte nga shtëpia dhe të Kiarës pasi u rikthye në shtëpi.
Duke biseduar me Kiarën në dhomën e ndenjjes, Jori i tha asaj se ka ndryshuar me rihyrjen e saj, pasi më parë e kundërshtonte Luizin në disa situata të caktuara kur ai gabonte, ndërsa tani nuk e kundërshton për asgjë.
Kiara tha se përpara se të dilte, në shtëpi ka patur shumë situata të rënda, krijoheshin më shumë debate dhe në disa gjëra nuk ishte dakord me Luizin, prandaj e kundërshtonte.
Ndërsa tani, sipas saj situatat janë minimizuar dhe nuk ka se për çfarë të kundërshtojë. Kiara tha se Luizi ka ndryshuar shumë dhe nuk ofendon si më parë.