Mbrojti Luizin në debat/ Kiara sqaron Qetsorin: Mbrojta të dashurin tim
Kiara dhe Qetsori u sqaruan për diskutimin që patën mbrëmjen e kaluar gjatë darkës. Qetsori tha se ajo nuk kishte përse të ndërhynte për Luizin, për aq kohë sa ajo bisedë nuk e penalizonte atë.
Kiara u shpreh se ajo ndërhyu, sepse ashtu e arsyetoi, me argumentin se po mbronte të dashurin e saj. Ajo shtoi se ishte situatë shumë kot, për reagimin “harbut” që ai pati.
Qetsori tha se Kristi pati një moment shumë emocional me mamanë e tij dhe pas surprizës, ai po “shfryhej” dhe Kiara duhet ta linte bisedën të zhvillohej.
Ai tha se Kristi po gabonte në atë që po thonte, por ishte emocional dhe se është normale që të flasë ashtu. Sipas Qetsorit, ai mund të kishte mundësi të ndërhynte kur Luizi i tha Kristit tradhëtar, për të përfituar nga situata, por nuk e bëri.
Qetsori shtoi se ai e do Kristin jashtë, sepse e ka rrugën më të lirë për finale, por nuk e ngacmoi sepse ishte i përfshirë emocionalisht.