“Mos më fol ashtu”/ Kiara debaton me Qetsorin

Mos më fol ashtu/ Kiara debaton me Qetsorin

Gjatë darkës, Kiara dhe Qetsori patën një moment diskutimi, pasi Kiara u ndje e ofenduar me mënyrën se si ai i foli, kur ajo po debatonte me Kristin.

Kiara i tha atij që të mos i drejtohet më me atë ton zëri, ndërsa Qetsori u shpreh se ajo nuk kishte përse ndërhynte në një bisedë që nuk po përmendej fare, por po flitej për Luizin.

Sipas Qetsorit, edhe Luizi nuk ka ndërhyrë ndonjëherë kur është folur për të. Kiara tha se në dy tre momente ka ndodhur e njëjta situatë, ku ai i flet me ton të keq.

Teksa dy banorët po disktunin, Bledi dhe Kristi thanë që kur të mbarojë darka, të sqarohen pasi nuk mund të debatojnë duke ngrënë ushqim.

Edhe Kiara i kërkoi Qetsorit që ata të dy të flasin më vonë, për të sqaruar tonin e tij, që për Kiarën është shqetësues.