“Nuk ka kthim”/ Efi bisedon me Bledin

“Nuk ka kthim”/ Efi bisedon me Bledin

Në një bisedë me Bledin, Efi u shpreh se nuk i ka bërë padrejtësi askujt, por vetëm vetes së saj.

Ajo tha se ka menduar shumë gjatë gjithë javës dhe ka mbajtur një peshë shumë të rëndë, e ndërsa tani ndihet më e qetë.

Bledi i tha se ajo ka hyrë vetëm e do dalë vetëm dhe se ata të dy e kanë lojën të fokusuar te njëri tjetri duke qënë se vetëm  njëri prej tyre do mund të qëndrojë në finale.

Efi tha se për këtë vendos publiku, ndaj ajo nuk ka pse debaton me askënd ose të krijojë debate të  kota.

E ndërkohë Bledi tha se shoqërinë mund ta vazhdojnë jashtë, por Efi u shpreh se kjo varet nga mënyra se si e trajton atë brenda shtëpisë.

Sipas saj nuk ka funksionuar, ndaj nuk ka asnjë kthim pas.