Efi: Sa shëmtuar po e nxjerr veten Luizi!

Efi: Sa shëmtuar po e nxjerr veten Luizi!

Jori ishte e pranishme në momentin kur Luizi dhe Kristi diskutuan mbi afrimitetin e Efit dhe Deas.

Më pas ajo i’u bashkua Efit dhe Nitës në verandën e shtëpisë, ku i tregoi më shumë rreth asaj ç’ka ishte folur mes banorëve.

Efi u shpreh se Luizi po del shumë shëmtuar duke folur me banorët e tjerë për të, e jo personalisht me të.

Ajo shtoi se nuk i intereson çfarë ai ka bërë me banorët e tjerë, pasi nuk i ka konsideruar ndonjëherë miq, por po çuditet me të pikërisht për faktin që mes tyre ka pasur një miqësi të vërtetë.

Sipas Efit, Luizi është duke u sjellë si fëmijë, e se kjo sjellje nuk i shkon për shtat një mashkulli 40 vjeç.