“Hidhu në pishinë”, Luizi refuzon të kryejë dënimin, zgjedh të qëndrojë dorë për dore me Kiarën

Hidhu në pishinë, Luizi refuzon të kryejë dënimin, zgjedh të qëndrojë dorë për dore me Kiarën

Luizi ishte i pari banor që theu rregullat dhe preku letrat higjienike, vetëm pak minuta pasi lexoi zarfin, i cili sqaronte qartë që person i cili prek apo shkëput letrën higjienike, do marrë një dënim.

Pasi u njoftua për thyerjen e rregullit, Luizi shkoi të hapë një gogël, brenda së cilës thuhej se ai duhet të zhytej në pishinë.

Luizi u shpreh se ai nuk hidhet dot për dy arsye, e para sepse është shumë ftohtë jashtë dhe e dyta, sepse ka bërë tatuazh dhe nuk duhet ta lagë atë me ujë.

Ai kërkoi të kryente një tjetër dënim. Pasi shkoi në dhomën e rrëfimit, Vëllai i Madh i dha mundësinë Luizit që të kryente një tjetër dënim.

Ai duhet të qëndrojë dorë për dore më një banor. Luizi zgjodhi Kiarën.