Kiara i tregon Jorit për misionin: Dështova me sukses 

Kiara i tregon Jorit për misionin: Dështova me sukses 

Vëllai i Madh mbrëmjen e kaluar i dha një mision të fshehtë Kiarës. Duke qenë se në shtëpi po zhvillohej loja me tullumbace, Kiara kishte për detyrë të shponte tullumbacet e banorëve, por në fshehtësi, pa e parë askush.

Ajo nuk e kreu me sukses misionin dhe ishte Luizi, ai i cili e zbuloi i pari.

Mëngjesin e sotëm, teksa po bënte rutinën e kujdesit të fytyrës me Jorin, ajo i tha asaj për misionin sekret.

Kiara u shpreh se nuk e realizoi me sukses, madje dështoi në realizimin e misionit.