Kristi dhe Jori përgatisin një rreng, shpojnë tullumbacet e banorëve
10:31 - 20.04.2023
Sfida me tullumbace e cili nisi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother u kthye në argëtim për të gjithë banorët.
Përmes një zarfi të bardhë, Vëllai i Madh sqaroi shumë qartë që ata nuk duhet të shponin tullumbacet e njëri-tjetrit, por Kristi dhe Jori bënë të kundërtën.
Teksa banorët shkuan të flinin, ata të dy përgatitën një rreng për banorët. Ishte Kristi ai i cili propozoi që bashkë me Jorin, të shponin tullumbacet e banorëve.
Ai tha se kur ka qenë në shkollë, ka mësuar një stil me letër për të shpuar tullumbacet dhe atë teknikë e vuri në praktikë bashkë me Jorin.
Jori mori një gjilpërë në dhomën e gjumit dhe e fshehu te atletet, për të shpuar tullumbacet. Ajo fillimisht shpoi tullumbacin e Kristit, e më pas atë të Nitës.