Luizi dhe Qetsori shohin shtëpinë e mbushur me letra higjienike
13:20 - 20.04.2023
Mëngjesi i sotëm ishte i vonshëm për Luizin, ndryshe nga çdo ditë tjetër, kur ai ngrihet i pari dhe konsumon kafe në oborr.
Ai u ngrit nga gjumi pasi në shtëpi u ndez muzika dhe më pas u përball me situatën e pazakontë, ku e gjithë shtëpia është “izoluar” me letra higjienike.
Pas tij, Qetsori i cili ndodhej në oborr, hyri sërish brenda duke kaluar zig-zak-un e letrave higjienike.
Ai bisedoi me Luizin dhe i tregoi për situatën që është krijuar në shtëpi.