Kiara i kërkon të flasin, Luizi i bën një rreng: Flasim nesër dua të fle!

Kiara i kërkon të flasin, Luizi i bën një rreng: Flasim nesër dua të fle!

Pasi koncerti djeshëm përfundoi, Luizi shkoi të flejë, ndërkohë që Kiara i kërkoi të flisnin.

Ai refuzoi duke thënë se do të flejë dhe bisedën bashkë mund ta bëjnë nesër.

Kjo sjellje e Luizit e shqetësoi shumë Kiarën, e cila  herë pas here nisi ta pyeste se cila ishte arsyeja pse ai po sillej ftohtë me të.

Ajo i tha se mund edhe të lagohet nga shtëpia nëse ai e sheh si pengesë.

Por edhe pasi ajo fliste, Luizi qëndronte në heshtje duke mos i dhënë një përgjigje konkrete. Ajo e pyeti nëse po e kishte këtë sjellje për lojë, apo për raportin me të.

Luizi tha se ishte në lidhje me raportin e tyre, e kjo duket se e mërziti akoma më shumë Kiarën, e cila u përlot gjatë natës së djeshme.