Luizi në mision, nuk i flet Kiarës edhe pse konsumojnë kafen bashkë

Luizi në mision, nuk i flet Kiarës edhe pse konsumojnë kafen bashkë

Misioni më i ri i Luizit ka qënë të bëjë Kiarën të besojë se është i mërzitur me të, duke i’u sjellë ftohtë.

Mbrëmjen e djeshme Kiara i kërkoi të flisnin, por ai refuzoi duke thënë se dëshironte të flinte.

I pyetur nga Kiara nëse këtë sjellje po e bëntë për lojë, apo e kishte në lidhje raportin e tyre, ai u shpreh se kishte të bënte pikërisht me raportin e tyre.

Mëngjesin e sotëm ata konsumuan kafen e mëngjesit bashkë, por nuk patën komunikim.

Më pas Kiara ka nisur të shprehë ndjenjat e saj për të dhe i kerkoi të mos dyshoj te ajo, madje duke i’u betuar që e dashuron, por tha se kjo gjendje mes tyre po e frikëson.