“Më beso”/Luizi bisedon me Kiarën
18:07 - 21.04.2023
Teksa Kiara qëndronte vetëm në dhomën e grimit, Luizi shkoi pranë saj dhe e pyeti nëse kishte qarë, por ajo e mohoi dhe tha se është thjesht e lodhur pasi nuk ka fjetur gjithë natën.
Luizi i kërkoi asaj ta kuptoj dhe ta besoj në gjithçka. Ai u shpreh se për të ka dalë kundër gjithë botës, e më pas e pyeti nëse ajo do bënte të njejtën gjë.
Kiara tha se edhe ajo bën të njejtën gjë për të.
Luizi i kërkoi mos të qëndronte e vetmuar dhe e mërzitur pasi duket se është në atë gjendje prej nominimit.