“Ndodhën shumë gjëra”/ Luizi në mision, Kiara habitet nga deklarata e tij
14:20 - 21.04.2023
Misioni i Luizit e ka mërzitur dhe shqetësuar shumë Kiarën. Ajo i tha se u ndje shumë keq, që kur ai vendosi në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre.
Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të.
Luizi heshti për pak caste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë.
Më pas ajo shpërtheu në lot dhe u largua.