Zarf/ Banorët do të gatuajnë biskota
23:10 - 21.04.2023
Vëllai i Madh u ka dhënë mundësinë banorëve që të gatuajnë embëlsira me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Lideri i shtëpisë, Qetsori do të ndajë banorët në dy grupe me katër vetë secili, e njëkohëisht do t’i këshillojë ata, si dhe do të kujdeset për mbarëvajtjen e punës.
Secili grup ka recetën e caktuar për të gatuar biskotat, që më pas do mund t’i shijojnë me çaj.
Ata kanë nisur menjëherë nga puna, ndërkohë që koha në dispozicion do të jetë 60 minuta.