“Shpik gjëra nga ambicia për finale”, Kiara për Efin

“Shpik gjëra nga ambicia për finale”, Kiara për Efin

Debatet mes dy banoreve kanë qënë të ashpra. Ato kanë akuzuar njëra tjetrën për manipulim, ku madje Efi e ka quajtur Kiarën fallco.  Për këtë situatë, Kiara ka folur me Luizin ku edhe eshtë përlotur. Gjatë spektaklit të sotëm është diskutuar më gjatë për raportin e tyre.

Kiara: Efi hedh kunja. Më vjen shumë keq se nuk dua të fokusohem më në ç’ka ndodhur jashtë. Shoh që Efit nuk i interesojë, nuk i bëhet shumë  vonë për mua, e kuptoj këtë gjë me energji. Nuk do doja të zgjatesha shumë se duket sikur do vazhdojë gjatë gjithë kohës kjo gjë.

Nuk dua të vazhdojë debat me një person që më thotë mashtruese më duket shumë e ulët.

Efi: Nuk di çfarë të them më shumë, dëgjova një mashtrim tjetër. Kiara më ka pyetur vetë sa folloë kam shkuar, sapo ka dalë nga shtëpia. Mund të them që nuk më intreson asnjë mendim në këto momente. Luizi nga ana tjetë tregon pjelkurinë e tij. Për të fituar ai shkel çdo gjë. Me aq sa do rrijë do përpiqem të arrijë finale. Ne e gjetëm gjuhën bashkë, por papritur ata u distancuan përsëri nga unë.

Bledi: Për mua është një debat fiktiv, një lojë.

Qetsori: Efi ka ardhur me mendimin që ajo me Luizin do të ishin shokë. Kam dyshimet e mia për Efin. Kiara po mbron më shumë marrëdhënien e saj. Unë i jap të drejtë Kiarës.

Efi: Mendimi i Qetsorit nuk më intereson fare.

Dea: Nuk më duket lojë. Luizi e ka nisur si lojë dhe  e ka bërë në një mënyrë shumë të shëmtuar, e ka prekur te pika  e dobët për ta bërë të ndihet keq. Ajo që ka lënduar më shumë Efin është që Kiara nuk e ka ndaluar Luizin t’i bëjë këo gjëra Efit.

Zhaklin: Nuk dua të flas shumë, por Efi tha një të vërtetë. Ajo e pësoi vetë nga Luizi dhe e kuptoi këtë gjë pikërisht tani kur ai e goditi njësoj si gjithë banorët e tjerë. E vetmja mënyrë që të arrijë në finale, është pikërisht që të luajë vetëm. Më vjen mirë që për herë të parë tha një të vërtetë.

Arbër: Mendoj që të dyja vajzat janë duke përdorur pak kartën e viktimizimit. Javës që shkoi kam thënë që Efi po ndërton lojën e saj. Pa hyrë në shtëpi mendoj që Efi vërtetë ka hyrë për të shijuar, por pas asaj që ndodhi kur hyri po kuptoj që e dëshiron finale.