Kristi: Ti vdes për mua/ Jori: Nuk je tipi im
17:07 - 23.04.2023
Ngacmimet mes Kristit dhe Jorit kanë qenë shumë të shpeshta në shtëpi. Ndonëse Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, kjo e fundit e hedh poshtë supozimin e tij.
Sipas Jorit, Kristi është karakter shumë i butë dhe se ajo nuk përshtatet dot me tipat si Kristi. Jori tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se ajo kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë.
I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori. I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin.
Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë, duke qenë se do dominoi në marrëdhënien e saj me Kristin.